E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Durrës, bashkia aksion për pastrimin e kioskave pranë shkollave

Inspektoriati i mbrojtjes së territorit në bashkëpunim me policinë bashkiake të Durrësit kanë nisur largimin e kioskave që gjenden pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit.

 

Ndonëse këto kioska qëndrojnë prej vitesh në trotuare dhe një pjesë janë me leje, bashkia ka vendosur largimin e tyre, pas ankesave që kanë ardhur nga drejtues të shkollave dhe prindër të nxënësve.

 

Reklamë

Në total janë 70 kioska që do të largohen, pranë shkollave të qytetit dhe atyre të fshatit.

 

Kryeinspektori i IMTV-së vendore Ardian Halili tha se deri tani janë hequr 17 kioska dhe se do të vazhdohet në mënyrë intensive që deri të hënën të jenë hequr të gjitha.

 

Dy strukturat në varësi të bashkisë që po kryejnë këtë aksion kanë bërë të ditur se 26 kioska do të hiqen pranë shkollave të qytetit dhe 44 pranë shkolave të fshatit.

Më shumë video

Reklamë