E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Durrës, arrestohen katër grabitës

Policia e Durrësit ka mundur te arrestoje te gjithë autoret e dyshuar te grabitjes se një çifti te moshuarish ne Shkallnur. Tre prej tyre u kapen ne Durrës, ndërsa i katërti u ndalua ne Korçe. Autoret hynë me dhune ne shtëpinë e te moshuarve disa dite me pare dhe pasi dhunuan fizikisht bashkëshortet, u morën atyre 160 mije leke. Policia ka mundur te zbardhe edhe mekanizmin se si ka ndodhur vjedhja.

 

Niko dhe Marsel Papajorgji, vëllezër me njëri-tjetrin, kanë bërë roje jashtë shtëpisë, ndërkohë që në banesë janë futur nga dritarja Julian Qamili dhe Erind Seferkolli, të cilët kanë dhunuar dhe lidhur çiftin.

 

Reklamë

Pas grabitjes ata janë larguar, duke lëne te plagosur te moshuarin, i cili aktualisht ndodhet ne spital jashtë rrezikut per jetën. Tre autoret e dyshuar te grabitjes janë nga qyteti bregdetar, ndërsa i bateri nga Korça.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë