E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Durrës, 670 gjoba për shkeljet në rrugë

Vetëm në fundjavë si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 17 persona, 5 prej të cilëve drejtonin makinën nën ndikimin e alkoolit dhe 12 të tjerë duke drejtuar motoçikletat pa pasur patente. Policia e Durrësit njoftoi se janë vendosur 670 gjoba për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 51 leje drejtimi, ndërsa janë ndëshkuar 105 drejtues mjetesh për përdorim të celularit, ndonëse masa për ketë shkelje vijon të jete e ulët. Nga ana tjetër, rrugorët kanë ndëshkuar dhe 162 shoferë për parakalim të gabuar, si dhe 56 të tjerë për mospërdorim të rripit të sigurimit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë