E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Durrës, 51-vjeçari arrestohet për naftë kontrabandë

Lufta kundër informalitetit dhe paligjshmërisë ka çuar në pranga një 51-vjeçar, pasi posedonte 1056 litra lëndë djegëse, gazoil pa faturë, si dhe nuk kishte leje për të ushtruar aktivitetin. Operacioni i koduar “Gomisti”,  ka çuar në pranga Rifat Hoxhen banues në Durrës.  Gjatë kontrollit në automjetin  dhe garazhin e tij policia gjeti dhe  sekuestroi 1056 litra lëndë djegëse, gazoil, një automjet tip”Mazda” dhe një telefon i markës”Nokia”.  Hoxha akuzohet për veprat penale “Tregtimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë