Ish trajneri I Partizanit Shpëtim Duro deklaroi në emisionin “Kampionet” në Vizion Plus se një nga pikat më të forta të rikthimit të Partizanit në nivele të larta është presidenti Demi.

 

“Kam qënë pjesë e stafit në skuadrën kampione të 1993. Kam qënë disa herë tek Partizani, në situate të mira dhe të vështira.  Në 20 vite tek Partizani cfarë nuk kam parë. Është e rëndësishme që për tifozët dhe ne që kemi qënë pjesë e klubit, po I vjen më në fund titulli kampion. Diskutimet pastaj se nëse ky Partizan është më I miri apo jo, janë relative. Pas një periudhë të erret, qysh në momentin kur ka ardhur presidenti Demi, të kuqte kanë qënë në nivele të larta. Pretendent përf kampion apo në kupat e europës.”

 

Trajneri I njohur I futbollit shqiptar pohoi se edhe Partizani ka pasur oshilacione në kampionat, por ka përfituar nga fakti që Kukësi dhe Skënderbeu kanë pasur edhe me shumë oshilacione.

 

Është realitet që Partizanit ia bënë më të lehte edhe disa faktore. Psh fakti që ka munguar në garë Skënderbeu, imagjinoni nuk ka fituar prej muajsh ndeshje ne transferte. Kukësi me shumë oshilacione ndonëse arriti deri në -3 pikë. Edhe Partizani ka gabuar por nuk ka pasur rivale që të përfitonin. Por fituesi nuk gjykohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *