E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 36 minuta më parë
Politikë

“Duro Edi, duro…”/ Kryemadhi paralajmëron Ramën: Ato letrat do të hedhin përtokë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i drejtohet kryeministrit Edi Rama që të bëjë durim sepse shumë shpejt do të nxjerrë fakte që sipas saj do e “fundosin”.

Përmes një postimi në “Instagram”, Kryemadhi shkruan se Rama ka miratuar një vendim qeverie me kosto 400 milionë euro për taksat e shqiptarëve, duke pasur edhe ministrat kundër.

“Duro Edi, duro…. se ato letrat në tokë do të hedhin përtokë. Ke miratuar një vendim qeverie me kosto 400 milionë euro për taksat e shqiptarëve, duke pasur edhe ministrat tuaj kundër. Sa për E(rionin) dhe L(efterin), kokën hëngshi se i more vetë në qafë…Prit se s’ke parë akoma serinë e radhës…”

Vazhdo të lexosh

Reklamë