E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dumani udhëton drejt Brazilit, fokusi te transporti i drogës nga Amerika Latine në Europë, roli i grupeve shqiptare

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka udhëtuar drejt Brazilit i shoqëruar nga katër prokurorë të tjerë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se në fokus të kësaj vizite, është çështja e trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve europiane, mes të cilave edhe vendit tonë.

Reklamë

Po ashtu, dyshohet se në tregtimin e drogës janë të përfshirë edhe grupe kriminale shqiptare.

Dumani shoqërohet nga Arben Kraja, Adnand Xholi, Elida Kackini dhe Vladimir Mara./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë