E hënë, 23 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Dumani tregoi integritet dhe guxim në përballje me kriminelët”, ambasada e SHBA: Mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë me Brahon

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka reaguar pas zgjedhjes së ri të kreut të SPAK Klodian Braho, i cili do të pasojë në këtë post Altin Dumanin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada e SHBA përgëzon Altin Dumanin për integritetin dhe guximin në mbajtjen para përgjegjësisë të kriminelëve ka forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për të na bërë të gjithëve më të sigurt nga plaga e krimit transnacional dhe trafikimit të drogës.

Ndërkohë më tej në mesazh thekson se pret me padurim bashkëpunimin me kryeprokurorine  sapozgjedhur të SPAK, Klodian Braho.


Postimi:

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij shembullor si Kryeprokuror i Posaçëm i SPAK-ut. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen para përgjegjësisë të kriminelëve ka forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për të na bërë të gjithëve më të sigurt nga plaga e krimit transnacional dhe trafikimit të drogës. Ne mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Prokurorin e Përgjithshëm të ri Klodian Braho në rolin e tij të ri në krye të SPAK-ut.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë