Ditën e sotme u zhvillua në Tiranë Forumi Konsultativ i Kryeprorëve të Përgjithshëm dhe të Posaçëm të Rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin krerë të lartë të drejtësisë, konkretisht kreu i SPAK Altin Dumani,Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, Michael Schmid President i Eurojust si dhe Ambasdori i BE-së, Silvio Gonzato.
Kreui i SPAK, Altin Dumani tha se gjeografi nuk e pengon partneritetin. Ai theksoi se bashkëpunimi me Eurojust ka dhënë rezultate të prekshme dhe SPAK është insititucioni me numrin më të lartë të dosjeve të çelura në Eurojust.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kërkoi vazhdim të bashkëpunimit për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Dumani: Ne nuk na bashkon vetëm gjeografia por dhe lufta për korrupsionin. Grupet kriminale janë të ndërlidhura, operacionet janë transnacionale. Më shumë hetime të përbashkëta, ndarja e informacioneve një mision i qartë se gjeografia nuk e pengon por e ndihmon partneritetin tonë.
Bashkëpunimi me Eurojust, nyje strategjike për bashkëpunim, përmes punës trajtuam raste komplekse duke punuar sëbashku. Po t’i hedhim një sy raportit të Eurojust SPAK është prokuroria me numrin më të lartë të çështjeve të çelura në Eurojust. Në janar maj, 10 mbledhje, 23 skuadra hetimore me BE e rajon, 1 skuadër me Amerikën Latine.
Të paktën më prokuroritë e Malit të Zi, Kosovës kemi treguar se një bashkëpunim i hapur dhe duke i besuar njëri-tjetrit bën të mundur hetimin e suksesshëm. Unë them që është një model bashkëpunimi qe kemi me këto tre shtete që duhet të përqafohet dhe nga vendet e tjera të rajonit që nuk kanë qenë aq bashkëpunëtorë. Gjithashtu SPAK i ka kushtuar vëmendjen ekzekutimit të kërkesave që vijnë nga vendet e rajonit apo dhe të BE. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është e gjatë dhe ndonjëherë e izoluar kur bashkëpunojmë me njëri tjetrin bëhet më e lehtë. Të vazhdojmë dialogun për të arritur zgjedhje konkrete./vizionplus.tv





