E shtunë, 10 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Dumani, armik i pluralizmit”, Berisha: Arrestoi liderët e opozitës në vitin elektoral pa asnjë fakt penal

Në ditën që i duhet të paraqitet në SPAK, Sali Berisha tha se do i bëjë bilancin kryeprokurorit në largim Altin Dumanit. Ai nuk i kurseu kritikat dhe fyerjet ndaj tij.

“Altin Dumani do mbahet mend si armik i egër i pluralizmit politik, si njeriu që arrestoi në vitin elektoral liderët e partive kryesore opozitare, pa asnjë fakt penal, si persona nën hetim, paradhënie për partinë e tij, edhe pa thirr ndonjëherë në pyetje. A ka bilanc më të zi se ky që shkel Kushtetutën, themelin e Kushtetutës, si mercenar për llogari të armës”, tha Berisha.

Reklamë

Zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho, ai e konsideron të ligjshme.

“Në dallim nga paraardhësi i cili e mban atë vend çdo ditë në kundërshtim me Kushtetutën, ky u zgjodh në përputhje me Kushtetutën me 7 vota”, u shpreh Sali Berisha.

Reklamë

Sali Berisha tha se është politikani i vetëm pasuria e të cilit ka kaluar në sitë për 20 vjet rresht.

Kryedemokrati dhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i tij janë të bashkëpandehur në procesin per dosjen Partizani. Në bashkëpunim edhe me dy biznesmenë, e një notere, ata dyshohet se kanë kryer korrupsion.

Nga ana tjetër dhëndri akuzohet se ka kryer edhe pastrim parash si pasojë e privatizimit të trojeve të ish- kompleksit sportiv Partizani.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë