Deputetja e PD Grida Duma tha sot se do t’i bashkohet protestës së datës 7 korrik.
Ajo bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje në protest. Sipas Dumes, “protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq”.
E pyetur nga gazetarët nëse do të angazhohet për të thirrur njerëz në protestë, Duma tha: Absolutisht po. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime më tej se sa përfshirja.
Duhet të kuptojmë qartë që grupi parlamentar duhet të ketë prestigjin e të respektohet si i votuar nga demokratët dhe nga shqiptarët.
Si të tillë nuk është vetëm çështje që të jemi në grupe pune, duhet patjetër të konsultohen të gjithë deputetët sa i takon strategjisë që do të ndiqet. Unë jam pro protestave. Besoj që protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq. Strategjia është të ketë pjesëmarrje së pari. Unë nuk kam qenë në ato takime e grupe, por e di shumë mirë që kontakte me kolegët që janë në grupe do mbajmë patjetër”