Subscribe

Partia Demokratike tha sot se FBI ndodhet fare pranë zbulimit te personit te huaj qe ka dhënë 80 mije dollarë per financimin e paligjshëm te fushatës se Obames. Dhe sipas selisë blu, ky person eshte kryeministri Rama.

Pyetjet kryesore qe FBI i ka drejtuar Bilal Shehut, në lidhje me krimin federal të futjes së 80 mijë dollarëve nga një burim i huaj në fushatën e Obamës, kanë të bëjnë me shtetasin e huaj numër 2. Shtetasi i huaj numër 2 i përfshirë në këtë krim të rëndë federal, është Edi Rama, aktualisht kryeministër i Shqipërisë.

Siç e shihni, në 14 pyetjet kyçe të FBI, shtetasi i huaj numër 2, përmendet në pjesën dërrmuese të tyre. Ndërkohë shtetasi i huaj numër 2 nuk jep asnjë shpjegim ku i gjeti paratë, nga i mori, cili është burimi i tyre. Shtetasi i huaj numër 2, pra Edi Rama, hesht edhe pse mediat më të rëndësishme ndërkombëtare kanë publikuar këtë skandal, e kanë treguar ate me gisht, i kanë publikuar dhe foton e krimit.
Por shtetasi i huaj numër 2, pra Edi Rama, ka detyrimin të përgjigjet publikisht për këtë krim të rëndë.
Kush është burimi i 80 mijë dollarëve?
A janë para të ligjshme, apo të paligjshme?
A janë para droge dhe aktiviteti kriminal?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *