Anëtarja e Kryesisë së PD, Grida Duma deklaroi se procesi i negociatave me aleatët vijon ende.

 

Ajo u shpreh për “Quo Vadis” se me pjesë më të madhe të aleatëve është mbyllur marrëveshja, por vijojnë diskutimet me kreun e republikanëve, Fatmir Mediu.

 

Sipas Dumës, aleatët janë në të drejtën e tyre që të kërkojnë maksimumin.

 

Pjesë nga intervista në studio:

 

Çfarë do të bëjë PD-ja me aleatët? Disa prej aleatëve kryesorë të PD-së kërkojnë vende të sigurta edhe në listën e Tiranës që është qarku më i madh?

Ju e dini që me disa aleatë është mbyllur, ka mbetur pakica le të themi. PR-ja është aleate strategjike e përhershme e PD-së, është çëshjte lokacioni, jo çështje vendesh. Këtu nuk kemi të bëjëm më diskutim vendesh se rritja e listës fituese do të jetë spektakolare, këtu është diskutim respekti mes demokratëve siç e thoni ju, në një kuptim që ne të bëjmë atë kombinacion, ku secili të japë maksimumin, që askush të mos ndjehet, përfshirë edhe mua. Mirë do të ishte të shkonim në lista të hapura, të vendosej personi, emri, të shkonim te politika siç ka shkuar politika globale tashmë tek individi, se nuk ka sot programe që janë thjeshtësisht të djathta apo të majta. Ka programe që janë me tendencë drejt tregut siç e bëjmë ne tani që rrisim konsumin me këtë program ekonomik. Çfarë po bëjmë ne me programin ekonomik? Po rrisim konsumin, si do ta rrisësh ekonominë ti, pa rritur konsumin? Si mundet të thuash që unë do të të taksoj 10 vjet siç vazhdon ky me idenë që do të taksojë dhe të thuash që do të rris ekonomine? Ku, me çfarë nqs ti nuk ke konsum?

Qëndrojmë te listat dhe aleatët?

Aleatët kanë qenë në mbyllje, ka qenë çështje vendndodhjeje, jo ermash dhe që s’kanë më vend sepse fitorja të jep mundësinë për të pasur vend më tepër sesa një mandat më parë, por është çështje vendndodhjesh dhe shpërndarjesh gjeografike të cilat sot jemi në diskutimin e maksimizimit të saj.

A do të shkaktojë kjo probleme në elektoratin e djathtë, tek emrat që mendojnë se kanë një kontribut në PD dhe duhet të “shpërblehet” duke qenë në lista fituese?

Padiskutim që konfiguracioni që na çon drejt pushtetit është një konfiguracion që ka vend për ta akomoduar koontributet e kujtdo, as mos ta keni fare këtë diskutim, as duhet të shqetësoheni fare.

por tek aleatët ka shkaktuar herë pas herë hatërmbetje.

Janë në të drejtën e vet të negociojnë për maksimumin, janë në të drejtën e vetë të kenë një zë publik se pastaj do të shuheshin plotësisht nga PD-ja nëse do të thonin një deklaratë për shtyp ndërkohë që negociojnë, por PD-ja është partia e madhe, është partia që përmbledh gjithçka mban një qëndrim për mua që është etik dhe shumë diplomatik që nuk bën asnjë koment gjatë kohës që bëhet kjo negociatë. A i takon kjo partive të vogla ta vazhdojnë këtë logjikë, për mua janë në të drejtën e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *