E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Politikë

Dule: Jashtë PD-së, por në opozitë

Lëvizja e Vangjel Dules, por edhe e aleateve te tjerë te Lulzim Bashes ne drejtim te largimit nga grupi demokrat është diçka e parashikuar ne marrëveshjet individuale qe këto parti bene me liderin demokrat, pas daljes nga çadra dhe hartimit te listave. Ketë e ka treguar vete kreu i PBDNJ ne emisionin “7 pa 5” ne Vizion Plus, ku edhe ritheksoi se kjo nuk ndryshon asgjë ne qëndrimin e tij ne opozite.

 

Vangjel Dule nuk ka lëne pa sulmuar kryeministrin Rama ne çështjen e Integrimit te Shqipërisë, qe duket se do te jete edhe kryefjala e tij ne këto 4 vite.

 

Sipas kreut te Bashkimit per te Drejtat e Njeriut integrimi nis pikërisht nga zbatimi i këtyre te drejtave nga qeveria, duke marre si shembull vendimet e pazbatuara te gjykatave ne raport me banoret e minoritetit ne Himare.

Më shumë video

Reklamë