Subscribe

Presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armand Duka shfrytëzoi fjalën e tij në punimet Online të Asamblesë së Përgjithshme për të shënjestruar qeverinë për qasjen e kësaj të fundit ndaj sportit dhe futbollit në veçantë në këtë situatë pandemie. Duka tha se qeveria injoroi tërësisht federatën për pagat e luftës për futbollistët dhe faktin që nuk ka marrë parasysh kërkesat për rifillimin e aktivitetit.

Armand Duka

Do të doja të falenderoja edhe Qeverinë Shqiptare për bashkëpunimin e deritanishëm: Për investimin e përbashkët në stadiumin e Kukësit. Për tokën, mbi të cilën ndërtuam shtëpinë e futbollit. Dhe për faktin, që gjatë periudhës së pandemisë na injoroi e anashkaloi si për mbështetjen financiare të anëtarëve tanë, ashtu edhe për bashkëpunimin in-ekzistent në rifillimin e aktivitetit të futbollit.

Duka renditi mes të tjerash edhe një tjetër pakënaqësi kundrejt mazhorancës qeverisëse që lidhet me miratimin e Ligjit të Sponsorizimeve.

ARMAND DUKA

Prioriteti madhor i FSHF, gjatë kësaj periudhe do të jetë që futbolli të mbajë veten financiarisht. Të gjitha kriteret tona të licensimit dhe shumë iniciativa të tjera i shërbejnë realizimit të këtij qëllimi. Ne mendojmë që çdo klub apo skuadër futbolli të gjenerojë të ardhura nga produkti dhe këto jo thjeshtë për të mbijetuar por për tu zhvilluar e përsosur më tej. Për ti ndihmuar klubet dhe rritjen e tyre në këtë drejtim kemi shtuar asistencën tonë për të përgatitur burimet e tyre njerëzore, trajnerë, përgatis atletikë, administratorë etj. Një ndihmesë do të ishte edhe Ligji i Sponsorizimeve, në miratimin e të cilit po hasim pengesa. Por kjo nuk do të na tërheqë nga objektivat tona.

Kreu i FSHF renditi edhe objektivat e radhës, që ndërtimi i 100 fusha futbolli në 5 vitet e ardhshme, zhvillimi i një kupe mbarëkombëtare me Kosovën si dhe aplikimi i sistemit VAR nga vitin i ardhshëm. Duka lajmëroi se Edi Reja do të jetë kryetrajner i ekipeve kombëtare. Ndërsa shtoi se do të ngrihet një task force për kontrollet mjekësore të ekipeve me shpresën se do të këtë bashkëpunim nga qeveria për rinisjen e futbollit. Asambleja miratoi buxhetin e federatës për 2020, hoqi  Kamzën si anëtare dhe mori disa vendime të tjera kryesisht me karakter financiar dhe administrativ. Mirëpo mbledhja nuk u prit mirë nga kreu I sindiates së futbollistëve Andi Lilai cili shprehur keqardhje që asambleja nuk diskutoi problemet reale të lojtarëve, krizën finanaciale, kontratat kolektive dhe privatizimin e klubeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *