Subscribe

Kreu I Federatës shqiptare të Futbollit, Armando Duka në një intervistë ekskluzive të dhënë për emisionin “Kampionët” në Vizion Plus, përballë gazetarit Andi Nuraj, bëri një analizë të të gjithë situatës me të cilën po përballet kampionati shqiptar dhe kombëtarja.

 

Duka komentoi para gazetarit Andi Nuraj edhe situatën e mundësisë së largimit të tranjerit Panucci në drejtim të Romës si dhe rezultatet e dobëta të arritura nga tekniku italian në Ligën e Kombeve.

 

Ai foli gjithashtu edhe për dënimin e Skenderbeut si dhe përplasjen me socilasitët Erjon Braçe e Bashkim Fino.

 

Më poshtë intervista e plotë:

   

Si ju është dukur futbolli shqiptar për vititn 2018?

 

2018-ta, nga janari që përbën dy gjysmë edicione, është një hap pozitiv për futbollin shqiptar. Futbolli mbetet sporti më i ndjekur në Shqipëri dhe sporti më i diskutuar. Besoj se ka sjellë një zhvillim në kampionatin kombëtar, në paraqitjet ndërkombëtare dhe gjithkund ka pasur hapa pozitiv, të cilët nuk maten vetëm me një rezultat apo me një ndeshje, por në një edicion. Në këtë zhvillim, ka shumë gjëra për të përmirësuar, ka shumë të meta, ka shumë problematika. Kjo është një lojë që ndiqet shumë, debatohet shumë, ka konkurrencë, ka garë, ka edhe probleme.

 

Dhuna është zbehur në vitet e fundit në kampionatin shqiptar, por çalojmë akoma me infrastrukturën dhe stadiumet…

 

Zhvillim më të madh sesa infrastruktura e futbollit në Shqipëri, unë nuk besoj të ketë ndonjë fushë tjetër e jetës. Madje, i pari është futbolli dhe pas shumë vendeve bosh, mund të jetë ndonjë gjë tjetër. Nese kthejmë kokën pas, kisha takim së fundmi me presidentin e federatës greke i cili më kujtoi gjendjen e stadiumit “Qemal Stafa” në vitin 2004 dhe më tha se ishte horror. Ndërsa sot kemi një stadium që mund të bëjmë ndeshje të të gjitha niveleve në Elbasan, një tjetër në Shkodër. Po përfundojmë një tjetër stadium në Tiranë dhe do fillojmë një tjetër projekt në Kukës. Kemi fushat e lojës të gjitha niveleve dhe parametrave të pranueshëm. Kemi fushat e stërvitjes. A kemi mjaftueshëm? Jo, nuk kemi mjaftueshëm edhe si inventar fizik. Pasi për kaq shumë sa është rritur numri i futbollistëve në Shqipëri, duke qenë se numërojmë rreth 18 000 njerëz që luajnë futboll të organizuar, pa harruar edhe ata që luajnë futboll në një mënyrë spontane dhe është detyra e federatës që t’i organizojë. Ka nevojë shumë, por ndryshimi është i madh.

Flasim për ato fusha si në ndeshjen Orikumi-Tomori…

 

Një ndeshje që mbushet fusha me ujë dhe anulohet, ndodhi edhe në Xhenoa-Napoli. Nuk ndodh vetëm në Orikumi-Tomori.

 

Një problem që shqetëson futboll dashësit është edhe dosja “Skënderbeu”. Po shohim rënien e mitit “Skënderbeu” dhe sikur po përsëriten rezultatet e Dinamos para disa vitesh…

 

Ka problemin juridik, atë të cilin duhet ta ndjekë dhe që nuk ka ndonjë gjë të re të cilën nuk mund ta them unë në studio: I akuzuar për trukim, mbrohet se nuk ka trukim. Është një betejë juridike e cila vazhdon. Por, një gjë e them me bindje që në fakt, dënimi ëhstë i paprecedent. Nuk ka ndodhur asnjëherë në futboll…

 

Ka ndodhur në Maqedoni me Pobedën…

 

Asnjëherë! Asnjëherë kaq shumë. Pobeda është dënuar gjashtë vjet dhe është përjashtuar fare nga kampionati, ndërsa kjo nuk është gjashtë por dhjetë. Madje, nuk është dhjetë vjet, por dhjetë pjesëmarrje. Këtë do ta gjykojnë juristët, nëse ka apo jo prova. Nga pikëpamja sportive, Skënderbeu ka bërë mirë edhe në këtë kampionat. Nuk është si në kampionatin e kaluar, por pavarësisht rezultateve të dy javëve të fundit nuk besoj se është një skuadër që do të rrëshkasë akoma më poshtë. I ka cilësitë dhe është klub i organizuar mirë, ka akademi të mirë dhe besoj se do të rikthehet te rezultatet pozitive. Gjithsesi kjo është lojë dhe mund të luash mirë, por të mos marrësh rezultat.

Nëse vjen vendimi përfundimtar për dënimin e Skënderbeut, çfarë ndodh në FSHF për të?

 

Ne duhet të presim dhe të flasim pas vendimit. S’bëjmë skenar (qesh)

 

Si e shikoni rivalitetin mes Partizanit, Kukësit dhe Skënderbeut që ka rrëshkitur pak?

 

Një rivalitet normal i të gjithë kampionateve me dhjetë skuadra. Të gjithë kampionatet me dhjetë kanë qenë të forta, të luftuara që pothuajse deri në fund është e vështirë ta dallosh cili është kampioni dhe cili do të luajë në Europë. Kjo, sepse diferencat janë më të vogla, nga ana e kualitetit, rezultatit apo organizimit. Ekipet e kreut mund të themi që janë gjashtë, nga Partizani te Flamurtari, janë të mundshëm për të dalë kampionë sepse jemi vetëm në gjysmën e edicionit. Uroj që të jetë kështui me një garë të fortë deri në fund.

 

Keni thënë që është një nga kampionatet më të bukur

 

Kam thënë që ka zhvillim pozitiv, ka organizim më të mirë dhe ka infrastrukturë më të mirë dhe garë të luftuar. Uroj që të jetë vërtetë kështu deri në fund dhe besoj se do të jetëkështu deri në fund.

 

Dy fjalë edhe për Tiranën… 

 

Tirana është një klub shumë i mirë në histori, por jo i mirë në fakt. Do doja shumë që Tirana të ishte aty ku është Partizanit sot, të luftonte për titull dhe i ka të gjitha mundësitë për të luftuar për titull. Madje ka mundësi akoma më të mira sesa Partizani, pasi ka infrastrukturë më të mirë si klub. Ka mundësi që të ketë më shumë alternativa pasi është klubi i Tiranës dhe në një farë mënyrë, popullsia e Tiranës e dëshiron fanellën e saj për ta veshur. I ka të gjitha mundësitë. Në këtë kampionat, nuk ka bërë mirë deri tani. Në të gjitha rubrikat u tha se fitorja me Vlorën është pikë kthese dhe unë uroj që të jetë vërtetë një pikë kthese dhe Tiranën ta shoh pretendent për titull.

 

Si i keni marrëdhëniet me “rebelët” e Superiores, Partizanit, Tiranës dhe Flamurtarit. Marrëdhëniet me presidentët e tyre?

 

Rebel nuk është asnjë. Futbolli kështu është në të gjithë botën. Klubi me rezultatet e mira është i qetë dhe e mbështet të gjithë vendimmarrjen dhe ai që nuk ka, mund të rebelohet pas tyre. Marrëdheniet janë të baraslarguara apo të baraspeshuara me të gjithë anëtarët e federatës.

 

Pas shumë vitesh dhe debatesh, 10 klubet vendosën për krijimin e Ligës. Duhej zëvendëspresidenti i FSHF-së për ta vendosur në krye?

 

Libohova u caktua që të mbgësteste dhe ndihmonte për eksperiencën dhe aftësitë që ka, si ekonomist, biznesmen por edhe në futboll. E ofruam për ta asistuar. Klubet propozuan që të jetë ai. Unë kam propozuar të jetë një nga presidentët e klubeve si drejtues. Liga, në fakt është organizim jo si ai filmi “plani dy vjeçar, do të na sjellë begatinë”. Janë dhjetë ortakë dhe bashkëpronarë, ndaj mbase e ndjejnë më shumë veten afër, e mbrojnë dhe e rrisin për ta komercializuar. Jo për të fituar lekë, por për t’i riinvestuar dhe zhvilluar klubet.

 

Keni propozuar një president?

Po, ideja ime ishte me një prej tyre dhe shembull ju thashë Italinë me Galianin, por më thanë “jo, nuk funksionon”. Me shaka ju kam thënë edhe që ju do ta kërkoni ta hiqni Libohovën pas gjashtë muajsh (qesh…).

 

Federata akuzohet se kërkon të fusë kthetrat te Liga…

 

Kjo është që ta paragjykosh akoma pa lindur dhe nuk është mirë. Çfarë kthetrash mund të fusë federata përderisa e inicion që të bëhet Liga. Nuk kemi asnjë qëllim, përveçse nëse mund ta banalizojmë, por them që të heqim një barrë dhe t’ia kalojmë dikujt tjetër (qesh…).

 

Si mund të zgjidhet Liga kur dihet problemi me buxhetin?

 

Do të zhvillohen, edhe një shpi pret të përfundojë deri në fund dhe pastaj të hysh. Duke jetuar në të, e rregullon deri sa ta bësh të plotë. Edhe shtëpinë, nuk besoj ta bësh ndonjëherë perfekte. Edhe kjo njësoj. Formë organizimi që nuk është ndonjë revolucion. Në Ligë, akoma më shumë ndihmon zhvillimin e njëri-tjetrit, duke shkëmbyer eksperiencat. Jemi koshientë për gjendjen që kanë klubet sot. Nëse do të presim që të bëhen perfekt, do të kalonte shumë kohë. Liga mbase qetëson shiptrat e tyre, pasi do të ketë kompetencën e plotë për të kontrolluar emërimin e gjyqtarëve dhe shqyrtimin e çështjeve disiplinore që kanë të bëjnë me ligën.

 

E drejta televizive e Superioes është shitur për jo më pak se 4 vjet..

 

Ka goxha vite që është komercializuar. Para shtatë vitesh televizionet kërkonin lek për kampionatin dhe kombëtaren. Sot ju shpërndahet me një skemë që do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në fillime, federata e ka dyfishuar shifrën e marrë nga tregu. Në të ardhmen mund të rritet më shumë nga shtimi i të ardhurave nga televizionet shqiptare.

 

Shitja e emrit…

 

Ka goxha rezerva që me një menaxhim më të mirë.

 

Më pas, federatës i mbetet vetëm menaxhimi i Kombëtareve…

 

Jo, vetë Liga është anëtare e federatës. Patjetër që ka përgjegjësi për organizimin dhe garën. Ka të njëjtat përgjegjësi për zhvillimin e futbollit.

Libohova, a do të japë dorëheqjen nga posti i zv.presidentit në FSHF?

 

Jo.

 

A e lejon ligji?

 

Madje, në Asamblenë e ardhshme të FSHF-së, në të cilën duhet të adaptohen liga dhe ndryshimet, do të propozohet që gjithmonë presidenti i Ligës të jetë automatikisht zëvendës president i FSHF-së. Në statut kemi që presidenti i Shoqatës së Arbitrave është automatikisht në Komitet Ekzekutiv dhe e njëjta gjë do të jetë edhe me Ligën.

 

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi. Duket agresiv dhe i sinqertë. Lojëra të bukura por rezultatet flasin ndryshe…

Ky është futbolli që është subjektiv. Mendimi im është që në dhjetë vitet e fundit, loja më e bukur që ka zhvilluar Shqipëria, është ajo në Izrael të cilën e humbëm 2-0. Kemi bërë edhe fitore me lojëra të këqija. Fatmirësisht dhe fatkeqësish, rezultati mbahet mend në këtë lojë dhe duhet të bësh rezultate për të pasur komente pozitive. Nuk është që në këtë periudhë drejtimi të Panuçit, kemi rënie apo ekip më të dobët. Nëse analizojmë Shqiëprinë në Ligën e Kombeve, ishim në vend të tretë, por ka objektiva maksimalë dhe minimalë. Maksimali ishte për vend të parë dhe që të siguronim “play off”. Por gjithsesi nuk ramë dhe nuk quhet kompeticion i dështuar.

 

Fati jonë…

 

Jo vetëm fati. Ishte loja dhe rezultatet.

 

Na bëri nder Norvegjia me Qipron…

 

Jo, sepse Norvegjia normalisht mund të fitopjë. I bëri nder vetes. Fat do të ishte të ishim më lart. Në Izrael, nuk meritonim zero pikë. Panuçi nuk e nisi këtu për në kualifikuese, ku u renditëm pas Spanjës dhe Italisë.

 

Si e zgjidhni një trajner, pasi Panuçi nuk ka qenë trajner?

 

Vendime të ndryshme merren në kohë të ndryshme dhe në situata të ndryshme. Jam i detyruar që ta zgjedh trajnerin e Kombëtares, është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe jo vetëm federatën. Është një lloj presioni për t’u menduar shumë. Në rastin konkret, pse kemi gjykuar që të ishte Panuçi? U zgjodh që për atë që ka arritur vetë si futbollist, t’u tregojë futbollistëve se Europiani nuk ishte stacioni i fundit por ka shumë të tjerë për të arritur. Arsye tjetër ishte sepse më pëlqen grinta, jo trajnerë të qetë. Vetë jam i qetë dhe duhet bnjë njeri grintoz. Më pëlqente serioziteti dhe puna që kishte bërë si futbollist dhe trajner.

 

I vendosët objektiva?

 

Që ditën e parë që kemi rënë dakord që të vijë si trajner, i thashë që objektivat i ve vetë Kombëtarja dhe nuk i vendos unë. Me stekën e ngritur nga skuadra në arritjen në Europian, i thashë që të gjithë do të jenë të kënaqur vetëm kur ta kalosh këtë gjë. Nën këtë stekë të gjithë do të jenë të pakënaqur. Kështu që, ky është objektivi.

 

Është folur edhe për ultimatume në nëntor..

 

Nuk është në natyrën time. Që para ndeshjes me Uellsin i kam thënë që do të vazhdosh të drejtosh Shqiëprinë, për ta çtensionuar atë dhe stafin.

 

“Shpata e Demokleut” i rri mbi kokë. Ka Debat pse De Biazi vjen, komenton dhe flet i pari për shqipërinë…

 

Nuk e di si e përjeton trajneri dhe nuk e kam bërë këtë lloj bisede. E justifikoj 100% faktin që De Biazi është në ndeshjet e Shqiëprisë dhe në ambientin futbollistik shqiptar, në kontaktet mediatike dhe me njerëzit e futbollit në Shqipëri.

 

I pranishëm në krahun tuaj të djathtë

 

Do përpiqesha ta përktheja pozitive, që të bëja rezultate akoma më mirë sesa ai. Por nuk e di sesi e përkthen trajneri Panuçi. De Biazi besoj se është i kënaqur dhe besoj se është suksesi më i madh prej tij.

 

Duket sikur pret te porta…

 

Jo, jo! Kam marrëdhënie shumë të mira me Xhani de Biazin dhe konsultohemi vazhdimisht për gjëra të ndryshme, qoftë edhe për të ardhmen e tij. Nuk ekziston ky lloj diskutimi.

 

Kontestimi i Tifozave Kuq e Zi…

 

Mos qoftë dita kur je i pakontestuar, pasi do të jesh i pavlerë në atë rast. Me të gjithë ata që mbështesin Kombëtaren ndërtoj raporte korrekte në gjithçka. Tifozët shpesh në stadium mund të jenë të pakënaqur, për një rezultat, biletë apo çmim. Me TKZ kam marrëdhënie shumë të mira dhe ata e kanë mbështetur shumë. Kishin 15 vjetorin e krijimit dhe unë e vlerësoj mbështetjen e tyre, jo vetëm si president, por edhe si qytetar shqiptar dhe tifoz. Janë grupim i organizuar që e mbështesin brenda dhe jashtë Shqipërie. Herë pas here kanë pasur edhe pakënaqësi që jemi munduar t’i zgjidhim bashkarisht.

 

Opozita juaj, ish-kandidatë apo gazetarë që nuk janë dakord me ju, kanë deklaruar se është Duka që na çoi në Europian dhe jo De Biazi?

 

Nuk mund të na çonte në Europian De Biazi, Nuk mund të na çonte Duka, nuk mund të na çonte një individ. Kjo është lojë kolektive dhe mendoj se rezultati i një klime pozitive të krijuar, i brezit të mrëi të lojtarëve, rezultat i impenjimit. Atmosfera pozitive mediatike dhe pak fat na çoi që të jemi pjesë e Europianit.

 

Fat?

 

Nëse nuk ke fat mos dil nga dera. Në atë rast nuk mund ta mohoj që kemi pasur pak fat.

 

Situata e turbullt te Armenia dhe akuzat e presidentit për loptarë dhe shitje ndeshje…

 

Absolutisht nuk mund të ekzistojë kjo! Ato që e përmendin, duan ta përbaltin suksesin e çunave, suksesin e ekipit. Ka qenë ndeshje serioze, emocionuese për ekipin dhe me ngarkesë të jashtëzakonshme. I kam falënderuar sepse me atë lloj ngarkese është e vështirë të luash dhe ata bënë një ndeshje shumë të mirë. Patëm edhe pak fat sepse mund të shënonte Armenia në minutat e para, por nuk e bëri dhe e bëmë ne dhe zgjidhëm ndeshjen. Mbase, fat që na takonte për të gjithë atë që kishim bërë. Thonë se nganjëherë fati ndihmon më të fortin.

 

Si ju duket shorti ndërthur edhe me rezultatet negative…

 

0-4 me Skocinë, nuk është ndonjë çudi kur del me dhjetë-nëntë vetë pas dhjetë minutash. Mund të thuash pse dole, dhe unë vetë atë do t’i thosha futbollistit. Por ja që loja ka nerva dhe të lëshojnë ndonjëherë. Sa pësoi Kroacia me Spanjën, gjashtë apo shtatë. Nuk dëshirohen por ndodhin.

 

Shorti, ka një objektiv?

 

Short i pranueshëm, i mirë dhe me të cilin mund të luftosh dhe të synosh objektivin për të qenë në Europian. Dy vendet e para. Franca duket se i ka të gjitha shanset për të qenë vendi i parë. Turqia një pretendent me shumë probabilitet në vendin e dytë. Islanda ka bërë mirë në Euro 2016 dhe botëroin e fundit. Ne që do të luftojmë. Ja thashë edhe Panuçit pas shortit, sepse delegacioni shqiptar llogariste gjashtë pikë me Andorën. Jo, sepse ne kemi humbur me Andorën në miqësore 2-0.

 

I keni vendosur vijë të kuqe Panuçit?

 

Jo nuk mund të ketë vijë të kuqe, por objektivi është për pjesëmarrjen në Europian.

 

Në të kundërt?

 

Nuk do të vrasim veten. Do të luftojmë dhe do të luajmë për në Europian. Nëse fitojmë ndeshjen e parë ndaj Turqisë, llogaritë bëhen më të lehta. Nëse nuk fitojmë gjërat bëhen më të vështira. Pas saj, shkojmë në Andora. Uroj që ta arrijmë, por Turqia ka përbërje shumë të mirë dhe nuk mund të thuash se Shqipëria është para tyre.

 

Trajnerët e huaj në Kombëtare. Por jeni zbutur për shqiptarët.

 

Në kushtet ku kemi qenë më parë ka qenë pothuajse e pamundur të kemi trajner Shqiptar, por tani është e mundur që të jenë edhe në Kombëtare.

 

Revolucion te moshat, por qëndroi vetëm, Alban Bushi dhe për Bogdanin pati shumë keqardhje…

Keqardhje më shumë se unë për Bogdanin nuk mund të ketë akush, sepse e kam vlerësuar shumë si futbollist, si njeri dhe i kam dhënë shans që të drejtojë U-19. Pati rezultate jo të mira, të gjitha humbje por nuk ishte vetëm kjo arsyeja. U krijua një shkëputje reale, për fajin tonë, timin, stafeve djhe me futbololn real që luhet në Shqiëpri. Marrin vetëm lojtarë nga jashtë, duke harruar që ka shumë në Shqiëpri që luajnë. Vendosëm që trajnerët të jenë bashkë dhe 24 orë në punë, me kohë të plotë. Bogdani se përballonte dot. Zgjodhëm trajnerë që janë në Shqipëri dhe punojnë plotësisht nën drejtimin e Mustedanagiç.

 

I paprekshëm vetëm Alban Bushi?

 

Nuk është i paprekshëm askush, as Bushi. Në kontratat e reja është vënë objektiv kualifikimi në “Raundin elitë”. Nëse nuk e arrijnë, atëherë kontrata është e njëanshme në anë të FSHF-së për ta rinovuar apo jo.

 

Raportohet se ka pasur telefonatë nga Roma për Panuçin sipas “Il Messaggeros”…

 

Nuk e kam lexuar. Mund të jetë ndonjë “lajm i rremë”, mund të jetë e vërtetë ndonjë telefonatë. Por besoj se nuk ndodh që një trajner profesionist si Panuçi që të bëjë biseda të tjera në një kohë që është trajner i Shqipërisë. Nuk mund të them koment. Mund t’ju them bindje timen që Panuçi dhe të gjithë ata që janë profesionist, të bëjnë negociata për kontrata ndërkohë që janë nën kontratë.

 

Ndoshta është i pakënaqur nga ju…

 

Nga mua mund të jetë i pakënaqur, por ka një kontratë që duhet ta respektojë. Megjithatë, nëse ka një propozim për një karrierë shumë të mirë të Panuçit, mund të vijë dhe ne do ta diskutojmë. Por nuk ka ndonjë të vërtetë. Nuk besoj se do të largohet.

 

Keni problem për stadiumin Kombëtar me qeverinë për mos rimbursimin e TVSH-së. Dolët me deklaratë që rrezikon…

 

Kur e nisëm, kishim bërë një plan financiar se sa do financonim ne dhe sa kompania bashkëfinancuese. E bëmë llogarinë që faturat janë me TVSH, dhe TVSH do të na rimbursohej. Na u dha përgjigje nga Drejtoria e Tatimeve sikur kërkesa jonë ishte bërë disa ditë më vonë dhe nuk besoj se është rasti për ta anuluar. E apeluam në Ministrinë e Financave dhe ëprsëri na është refuzua. E vazhduam për ta animuar në Gjykatë. Kam biseduar me kryeministrin dhe ai është mes dy zjarresh, siç kuptohet nga biseda që kam bërë me të. I thashë që të ulen ekspertët më të mirë dhe hajt të bindim njëri-tjetrin. Jam mbi 100% i bindur që i takon federatës rimbursimi. Cenon përfundimin e projektit sepse kaq buxhet kishim. Për të njëjtën çështje ka mijëra institucione në Shqipëri që janë rimbursuar. Por e keqja është që ne jemi institucion publik dhe jemi të vështirë të rimbursohemi.

 

Në rast se edhe Gjykata nuk ju jep të drejtë?

 

Nuk ka asnjë shans, pasi nëse ndodh atëherë nuk ekziston asgjë në Shqipëri. Nëse ka dëshirë Drejtoria e tatimeve dhe Ministri i Financave e bëjnë që nesër. Është brenda rregullave dhe ligjeve. Ministria nuk ka paguar asnjë euro, por nuk ka pse e pengon.

 

Punimet në stadium?

 

Kemi ndërprerë pagesat sepse nuk na është dhënë rimbursimi. Nëse vazhdon, do të nisë të cenohet grafiku i punimeve. Në 2019 stadiumi do të jetë gati. Në mars nuk bëhet fjalë dhe do të luajmë në Shkodër. Në qershor do të luajmë nëse nuk ka ndonjë problem. I kam kërkuar kryeministrit ndonjë fond shtesë për ta bërë akoma më të bukur.

 

Kishte lidhje ardhja e drejtuesve të UEFA-s, me këtë problem?

 

Një nga gjërat ishte edhe kjo. Sepse FSHF i ka siguruar fondet për stadiumin 100% nga UEFA dhe nuk mund të shohim një financim të tillë që shteti kërkon të përfitojë nga fondet e donuara nga UEFA.

 

A jeni lodhur në krye të FSHF-së?

 

Njeriu lodhet kur mbaron. Dhe nuk e cakton ti, por destini dhe Zoti. Për sa kohë je aktiv duhet të bësh maksimumin për veten dhe shoqërinë. Jam munduar të bëj gjithmonë më të mriën dhe të tjerët besoj se e kanë menduar kështu përderisa më kanë zgjedhur.

 

Ishte kauzë e fortë e kandidatit tjetër që mandati nuk mund të jetë i përjetshëm por dy apo tre mandate…

 

Për sa kohë që nuk thyen rregullat mund të vazhdosh. Fino ishte njeri me goxha begraund, ish-kryeminitër, figurë publike, goxha orator. Më parë edhe mund ta kenë lutur dhe nuk ka pranuar por duke parë sa është zhvilluar futbolli dhe federata ishte atraktivëe…

 

Ju dhe miku juaj Violar po thyeni rekorde…

 

Jo, ka shumë.

 

Problemi i shoqatave, sipas tyre 12 fantazma që ndikuan…

I kemi thënë disa herë dhe bëhemi bajate. Asambleja është e tillë me të njëjtin numër prej disa vitesh dhe është statuti që i rregullon të drejtat dhe detyrimeve. Të gjitha janë bërë në zbatim të statutit dhe rregullave. Është kapitull i mbyllur. Besoj se tashmë është mbyllur edhe për Bashkimin.

 

Debati me Braçen për evazionin fiskal…

 

Përmendi disa futbollistë dhe ish-futbollistë, deri edhe Mesin dhe Maradonën dhe ç’lidhje ka. Supozojmë që ka evazion dhe nëse Erjoni kërkon të cënojë financat e federatës, mund t’i cënojë sepse i ka në dorë të gjitha, polici etj, etj, dhe le të vijnë ti marrin. Nuk bëhet fjalë për evazion fiskal individual, nuk mund ta paralelizosh me futbollistët. Në federatë nuk ka sepse tatimet kontrollojnë çdo vit bilancet tona. Nuk kuptoj pse duhet ta bëjmë. Edhe sikur ta kishim bërë? Kemi pasuruar arkat e FSHF-së, apo kemi investuar ndonjë fushë më tepër. Nuk besoj se është ndonjë mëkat i madh.

 

Në gjyq për shpifje me deputetin Braçe…

 

Nuk është në natyrën time dhe nuk e përballoj dot. Merrem me punët e mija dhe me federatën, por nuk kam kohë që të merrem me rrjetet sociale dhe vendosa të ndjek rrugën ligjore. Ndofta edhe në një moment emocional kur mërzitesh me akuzat me shpifjet ë nuk i konsideron ashtu. Por i tërhoqaa dhe thashë nuk ja vlen.

 

Kandidatura në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, si përkthehet?

 

Besoj se është mirë për Shqiëprinë sa më shumë përfaqësues të të gjitha niveleve në organeve ndërkombëtare, jo vetëm në futboll. Nëse dikur pothuajse nuk kishim, sot kemi përfaqësuesit tanë në pesë nga komitetet e UEFA-s. Kemi zyrtarë të ndeshjeve ndërkombëtare kemi edhe arbitrat. Ka më shumë interesa për vendit dhe promovim të vendit, jo vetëm si individ si Armand Duka sepse nuk ka nevojë. Përveçse stres më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *