Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se protestat nuk janë një alternativë momentale e opzoitës.

 

I ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, Duka tha se opozita është e fokusuar tek kushtet e vendosura nga Bundestagu, të cilat I cilësoi një sukses pasi sipas tij, në një farë mënyre plotësuan qëndrimin e mbajtur nga ana e opzoitës.

 

Duka komentoi edhe draftin e mazhorancës për reformën zgjedhore për të cilin shprehu mosdakordësi në disa pika.

 

Intervista e Plotë

 

Zoti Duka deri dje dihet që reforma ishte tërësisht e bllokuar ndërsa sot në një farë mënyre ka filluar të lëviz. Por për opozitën jo në drejtimin e duhur përse?

 

Gjithësesi ka një hap pozitiv sepse opozita siç ju e dini ka formëzuar një komision apo një grup pune ku ka anëtar nga të gjitha partitë opozitare për të parë elementet e kodit zgjedhor. Për shumë gjera nuk është dakord me atë draft të paraqitur nga mazhoranca.

 

Çfarë konkretisht e shqetëson opozitën më shumë tek drafti i mazhorancës?

 

Ndryshimet tek kodi zgjedhor ku psh në disa pika ndër të cilat kryetari i partisë siç është në rastin konkret Rama merr përsipër të firmos që nuk do të ketë vjedhje votash apo dhe kryetarët e tjerë…duket si një gjë…se nuk e ndalon dot procesin e vjedhjes së votave. Natyrisht ligji ka punën e vet por si të thuash është shumë I rëndësishëm dhe vullneti politik. Pra një nga pikat e draftit është edhe kjo. Apo pikë tjetër është transparenca e partive politike. Ka nisur në fillim me partitë e mëdha sepse partitë e vogla pak kanë gjithësesi dhe për ato ka donacione të ndryshme, ku thuhet që merr donacionet gjobitet nëse nuk I deklaron ato.

 

Kurse ju jeni që ai të shkojë në burg?

 

Natyrisht por nuk mund të flas me saktësi dhe në mënyrë preçise pasi nuk jam pjesë e kësaj tryeze, por është një nga përfaqësuesit e partisë Agrare Ambietnaliste, I cili është jurist. Por natyrisht ne jemi sit ë thuash që të kemi sa më shumë penalitete të rënda për atë se çfarë vuajmë ne deri tashmë: për tjetërsimin e votës apo vjedhjen e votës etj. Pra kjo sa I përket kodit zgjedhor. Tashti ajo që opozita ka një shenjë pozitive, sipas mendimit tim, është kjo që ajo është gati të ulet në tryez me mazhorancën. Duke u ulur me numër të barabartë mazhorancë-opozitë nën monitorimin e ndërkombëtarëve gjë që nuk pranohet nga mazhoranca.

 

As nga ndërkombëtarët. Formula që ka propozuar opozita nuk…

 

Ka një fazë keqinterpretimi sespe thuhet që ky proces duhet të udhëhiqet nga ndërkombëtarët. Opozita nuk kërkon që të udhëhiqet nga ndërkombëtarët por të jetë nën prezencën e ndërkombëtarëve sepse faktet kanë tregu…

 

Partia Demokratike ka kërkuar formulë të saktë një ndërkombëtar një nga shumica nga parlamenti dhe një nga opozita jashtë parlamentit.

 

Nuk është kështu. Unë po u them që duhet të ketë në mënyrë të barabartë nga mazhoranca dhe opozita anëtarë dhe të jenë present ndërkombëtarët për të monitoruar procesin. Pra për ta monitoruar jo për ta udhëhequr. Pra nuk mund të jetë ndryshe pasi ju po e shihni që nëse ka hapa pozitive edhe nga mazhoranca janë për shkak të detyrave që na vijnë nga ndërkombëtarët. Sepse reforma zgjedhore ju e dini që ka qenë një nga pikat e Bundestagut.

 

Zoti Duka sipas opozitës në përgjithësi ajo që ndodh brenda komisionit të posaçëm për reformën nuk është dialog por një monolog? Çfarë prêt opozita?

 

Ndër një prej pikave të Bundestagut dhe asaj që ka thënë opozita është dënimi i krimit zgjedhor edhe elementëve të lakuar për këtë punë. Natyrisht nuk mund të kryesojë komisionin e reformës zgjedhore njerëz të cilët janë lakuar në këto dosjet e fundit për vjedhje të votës.

 

Por opozita prêt që ky komision të riformatohet me atë formulë që propozoni ju. Po nëqoftëse nuk ndodh?

 

Unë mendoj dueht të bëj hapa pas mazhoranca sepse në fund të fundit ka një nga detyrat siç u thashë të Bundestagut dhe ndërkombëtarëve. Është detyra e parë, numër një dhe më pas vijojnë detyrat e tjera siç janë krijimi I Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë ku po bëhen disa hapa pozitiv. Pastaj vlerësimi I zgjedhjeve të 30 qershorit. Dhe nëse vlerësohet që zgjedhjet e 30 qershorit të ribëhen atëherë ti ribëjmë me reformën e re zgjedhore.

 

Zoti Duka opozita nuk e ka përjashtuar deri më sot as opsionin e protestës në rrugë por deri më tani nuk ka pasur asnjë hap për gjëra të tilla. A tregon kjo se rruga e protestës dështoi?

 

Jo nuk besoj se pjesëmarrja në protesta por dhe këto kushtet e vendosura nga Bundestagu qenë një farë suksesi ndërmjet të tjerave edhe të protestave. Por natyrisht nuk mund të ketë që opozita të bazohet vetëm në protesta por duhet të kombinojë të gjitha rrugët e saj. Mendoj që në këto moment kur duket që ka një vullnet pozitiv edhe nga ndërkombëtarët qoftë edhe për rrugën e dialogut – rasti këtu i sekretarit të OSBE I cili u tregua I gatshëm për të lehtësuar dialogun mes dy palëve – nuk është se përjashtohet si opsion protesta por natyrisht për momentin nuk është se është detyrë e kohës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *