E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Video · Sport

Duka për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s: “Nuk ishte e lehtë ti bindje me punë e arritje”

Presidenti i FSHF nuk e fshehu kënaqësinë për zgjedhjen e tij si anëtar i Komitetit Ekzekutiv te UEFA-s. Armand Duka menjëherë sapo zbriti ne Tiranë deklaroi se është gjë e mire qe futbolli apo Federata Shqiptare përfaqësohen ne organin ekzekutiv edhe pse këmbënguli se jo kush futet ne qeverinë e UEFA-s merr pjesën me te madhe te tortës. Përtej modestisë kreu i institucionit shqiptar te futbollit këmbënguli se nuk ishte e lehte te bindje 36 vende ne baze te punës dhe arritjeve ne futbollin shqiptar.

 

Por a është një mburoje për futbollin shqiptar futja e tij ne qeverinë e futbollit evropian, një pyetje qe Duka e kaloi me diplomaci edhe pse me votën e tij mbështeti raportin për dënimin e Skënderbeut.

 

Reklamë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është organi vendimmarrës qe drejton institucionin e futbollit evropian ne një periudhe 4-vjeçare mes dy kongreseve.

 

 

Më shumë video

Reklamë