Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh i lumtur për rinisjen e futbollit evropian.

Ai ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që u mblodh përmes një video-konference për të marrë disa vendime.

Disa fjalë falenderuese dhe motivuese i tha edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.

 “Jam i kënaqur që jemi në gjendje të rifillojmë pothuajse të gjitha kompeticionet tona. Jam i sigurt se nuk do të duhet të vuajmë mungesën e tifozëve për një kohë të gjatë dhe ata do të lejohen në stadiume së shpejti. UEFA mori një vendim të guximshëm kur vendosi të shtyhej ‘EURO 2020’. Por duke bërë këtë, ne krijuam hapësirën e duhur që kampionatet vendase të klubeve në të gjithë kontinentin të rifillojnë, aty ku është e mundur, dhe të mbyllin sezonin. Ndërsa loja e futbollit ka hasur vështirësi të mëdha si rezultat i pandemisë, ato goditje do të kishin qenë më të forta nëse nuk do të kishim treguar lidership që në ditët të para. Komuniteti i futbollit ka punuar së bashku dhe ka treguar unitet të jashtëzakonshëm gjatë kësaj krize të paprecedentë.”

Sa i përket Champions League 2019-2020, KE vendosi që çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen si një turne në formatin “Final 8”. Këto faza të mbetura do të luhen me ndeshje teke, të gjitha në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, ku ofrohen dy stadiume një një distancë shumë të afërt nga njëri-tjetri, mes datave midis 12 dhe 23 gusht 2020.

Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e “Europa League” 2019/20 do të luhen gjithashtu në formatin “Final 8” me ndeshje teke në Këln, Duisburg, Dyseldorf dhe Gelsenkirshen mes datave 10 dhe 21 gusht.

Ndeshjet kualifikuese të skuadrave shqiptare në UEFA Champions League dhe UEFA Europa League do të luhen me ndeshje teke në ndryshim nga më parë kur luheshin me sistem vajtje-ardhje, me përjashtimin e vetëm për play-off të UEFA Champions League që do të mbetet me sistemin vajtje-ardhje. Shorti do të jetë ai që do të vendosë se cila skuadër do të luajë në stadiumin e tij ndeshjen teke.

Kalendari i ri i fazës kualifikuese dhe fazës së grupeve për sezonin 2020-2021 është si më poshtë:

UEFA Champions League 2020-2021

Raundi paraeliminator: 8 dhe 11 gusht

Raundi i parë kualifikues: 18-19 gusht

Raundi i dytë kualifikues: 25-26 gusht

Raundi i tretë kualifikues: 15-16 shtator

Play-offs: 22/23 dhe 29/30 shtator

Faza në grupe: 20/21 dhe 27/28 tetor, 3 dhe 24/25 nëntor, 1 dhe 8/9 dhjetor

UEFA Europa League 2020/2021

Raundi paraeliminator: 20 gusht

Raundi parë eliminator: 27 gusht

Raundi dytë eliminator: 17 shtator

Raundi tretë eliminator: 24 shtator

Play-off: 1 tetor

Faza në grupe: 22 dhe 29 tetor, 5 dhe 6 nëntor, 3 dhe 10 dhjetor

Shorti për fazën në grupe të sezonit 2020/2021 i UEFA Champions League dhe UEFA Europa League do të zhvillohet në Athinë në 1 dhe 2 tetor 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *