Subscribe

Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj pjesë e Drejtorisë Operacionale të Policisë, do të vazhdojnë të mbikëqyren elektronikisht në arrest shtëpie. Edhe pas vlerësimit të masës së sigurimit për shefin e kësaj drejtorie dhe specialistin e IT, Gjyqtari Arjan Aliaj, la në fuqi këtë masë sigurimi. Seanca u bë me dyer të mbyllura pas kërkesës së të pandehurve për t’u mos filmuar. Mësohet se Duka dhe Xhelilaj, nuk kanë pranuar akuzat e shpërdorimit te detyrës dhe veprimeve qe pengojnë te vërteten. Qe te dy ata thane se nuk kanë bërë asnjë veprim të paligjshëm me pajisjen, e cila ka qenë gjatë gjithë kohës nën mbikëqyrjen e autoriteteve Italiane.
Sipas prokurorisë kreu i operacionaleve Artion Duka, kishte miratuar programin e trajnimit per pajisjen e përgjimit. Nga ana tjetër, nuk kishte shprehur interes per regjistrimin e kësaj pajisje dhe as dokumentacionin shoqërues, ku duhej te evidentonte shkeljet e palës italiane. Ne deklarimet e tij, Duka ka thene se pas çdo trajnimi, aparatura shkonte në Ambasadën Italiane ose në hotelin e trajnuesve, por diçka e tille sipas Prokurorisë është e pavërtete, pasi në shumicën e kohës ajo ka qëndruar në ambientet Drejtorisë Operacionale.
Ndërkohë për Entiol Xhelilaj, Prokuroria thotë se ka hyrë në marrëdhënie me grupin italian me dëshirën e tij dhe pa marrë asnjë urdhër me shkrim nga eprorët. Edhe pse nuk ka asnjë tagër që të rrinte pranë aparaturës edhe ditën e daljes së vendimit për sekuestrimin e saj, Xheliaj ka hipur në mjetin ku ndodhej pajisja. Lidhur me skandalin e përgjimeve, Gjykata e Tiranës pezulloi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, i cili ka apeluar vendimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *