E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Duka: Do të garoj në Durrës, jo më deputetët në listat e PD

Agron Duka eshte i pari politikan qe deklaron zonen ku do te garoje dhe i pari aleat i Bashes qe garanton se nuk do te hyje ne listat e Partise Demokratike. Kryetari i Partise Agrare Ambientaliste sqaron se ka filluar pune tashme ne Durres, zone ne te cilen partia e tij synon te marre dy mandate.

AGRON DUKA

KRYETAR I PAA

Reklamë

“Une do te dal i pari ne Durres tek lista e PAA. Natyrisht do te kete nje organizim e dakordesim mes partive politike, por cfaredolloj dakordesie te kete une si Agron Duka do te kandidoj i pari ne listen e PAA ne Durres dhe per kete une kam filluar pune. Thjesht qe une te dal deputet te fshihem tek listat e PD dhe te behet c’te behet me listen e PAA kete nuk me pelqen ta bej.”

E ndersa duka ka nisur fushaten, ai vlereson marreveshjen e arritur per reformen zgjedhore, marreveshje qe i hap rruge gares elektorale per parlamentin e ri.

Por kryetari i PAA pranon se kjo nuk ishte reforma qe prisnin te gjithe.

Aleatet e PD e kane kerkuar prej kohesh ndryshimin e sistemit, por vete Lulzim Basha ka deklaruar se ky proces kerkon me shume kohe e duhet zhvilluar me referendum pas zgjedhjeve.

Më shumë video

Reklamë