E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Agron Duka: PAA do të drejtojë Ministrinë e Bujqësisë pas 25 prillit

Partia Agrare Ambientaliste ka nisur fushatën elektorale duke prezantuar programin e saj për bujqësinë. Kryetari Agron Duka ka deklaruar se synon jo thjesht që partia agrare të ketë deputet në parlament, por edhe të jetë pjesë e qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

 

AGRON DUKA

KRYETAR I PAA

Reklamë

“Ne pretendojmë të jemi parti parlamentare me fuqi negociuese në parlamentin e ardhshëm shqiptar. Ne do të drejtojmë ministrinë e bujqësisë si mënyrën më efikase për të përmbushur përgjegjësitë tona.”

 

Partia Agrare Ambientaliste është pjesë e koalicionit opozitar, por ende nuk e ka përcaktuar nëse do të dalë në një listë me PD apo do të garojë e vetme në ndonjë qark të caktuar.

Më shumë video

Reklamë