Subscribe

Agron Duka e quan qeverisjen katervjeçare te Rames dhe Metes një gënjeshtër. Kreu i PAA-se dhe kandidati per deputet ne listat e Partisë Demokratike, u takua me banoret e disa fshatrave te Durrësit.

 

“Unë shoh vetëm këtë, që ka një përplasje të jashtëzakonshme të atyre të dyve që kanë qënë në qeverisje, LSI dhe PS. Arrije në ofendime të paimagjinueshme. Kjo tregon se ata e kanë pasur me falsitet marrëdhënien dhe marrëveshjen mes tyre. Unë sapo të marrë detyrën nesër, nëse ne do të fitojmë, shpresojmë se do të fitojmë, natyrisht që do të kem brenda grupit tim të punës njerëz që do të dalin në zonën time që unë kam angazhim për të marrë shënim, pak a shumë unë di problemet sepse po e shkel me këmbë vete, por gjithsesi me marrë në shënim gjithë problematikat që nga ai takimi që zhvilluan në Xhafzotaj të ardhurit që kishin problem me aromën e peshkut dhe me ujin e pijshëm, që nga problemet që këtu e deri në problemet e Ishmit, dhe do të mundohem që të gjithë ato probleme ti ndjek dhe ti zgjidh. Sepse kjo do të jetë detyra ime.”

 

Edhe kryetari i Libra-s u ndal këtë te enjte ne qytetin e Durrësit. Ben Blushi u beri thirrje qytetareve te mos votojnë Partine Demokratike sepse, sipas tij, është vote qe do te shkoje tek Edi Rama.

 

Ndërsa kryetari i Partisë Socail Demokrate, Skender Gjinushi, ne takimin qe zhvilloi me banoret e Vorës, akuzoi Partine Demokratike se ka penguar reformën ne drejtësi.

 

Gjergj Bojaxhi është rikthyer në fushatën për Tiranën, pas disa ditë takime të Sfida në Shqipërinë në rrethe. Gjatë takimeve me banorë të kryeqytetit, Bojaxhi tha se politikanët, shumë gjatë, i kanë renditur shqiptarët pas interesave të tyre politike.

 

“Tani ata kërkojnë edhe më shumë pushtet. Por ata janë problemi, ndaj nuk mund të jenë zgjidhja. Ne, Sfida për Shqipërinë, besojmë se gjërat zgjidhen duke nisur pikërisht nga politika. Na duhet një politikë e pastër, drejt një Shqipërie që punon,” “Vota per Sfidën është votë kundër neglizhencës së politikës. Por mbi të gjitha, vota për numrin 4 është votë për politikën që na ngjan. Është votë për politikën me vlera”.

 

Sfida për Shqipërinë renditet në fletën e votimit me numrin 4 me kryetar administrativ z. Hektor Ruci.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *