Enno Bozdo, nga studioja e “Quo Vadis” falenderoi kandidiatët që garuan për kreun e PD-së, rivalët e Bashës, pasi, sipas tij, sollën hapjën e partisë.

 

Ai theksoi se PD pret një 4-vjeçar të vështirë. Për këtë, ai kërkon që PD të transformohet, duke krijuar një frymë besimi dhe duke i “thënë të vërtetat në sy”.

 

“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, ai që drejton vendin ka tipare diktatoriale. Për herë të parë, kemi përballë një lloj makineri që po shfrytëzon të gjitha forcat, ligjore dhe antiligjore. Ne mund ta përmbysim këtë lloj mekanizmi; jemi e vetmja forcë. Do të kemi një 4-vjeçar vërtetë të vështirë. Duhet të kuptojmë dhe t’i themi të vërtetat në sy: çfarë nuk ka funksionuar dhe krijimin e një fryme besimi. Një qeverisje e PD ka shanse që ta çojë vendin përpara. PD duhet të transformohet. Kryetari i partisë do të jetë aq i mençur për të përfshirë të gjitha zërat kritikë për një kompozim të mundëshm të PD. Besoj se PD do të shkojë drejt një hapjeje.”

 

Nga katër kandidatët që garuan në 13 qershor, vlerësoi në veçanti platformën e Fatbardh Kadillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *