Lani duart, shmangi vendet e populluara, kur teshtini ose kolliteni, përdorni pjesën e brendshme të brrylit. Këto janë disa nga këshillat që dëgjohen më shpesh këto ditë. Por mos kemi harruar diçka?

 

Telefoni është një mjet që e përdorim thuajse të gjithë ditën. Të paktë janë ata që mund ta kalojnë ditën pa e prekur një herë smartphonin e tyre. Por a e dini se edhe ai duhet dezinfektuar që të ulet rreziku për t’u prekur nga koronavirusi?

 

“Ju gjithashtu duhet të jeni të ndërgjegjshëm për gjërat që prekni zakonisht dhe gjëja më e zakonshme që prekni është telefoni. Prandaj ju duhet të sigurohuni që ta pastroni. Këto janë gjëra të rëndësishme për t’u siguruar dhe që të mbrohemi”, tha ministri i Shëndetësisë i Singaporit, Kenneth Mak. 

Telefonin tuaj celular mund ta pastroni duke përdorur letra të lagura të dezinfektuara ose duke përdorur pak sapun të lëngshëm për duart dhe një copë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *