Subscribe

Referuar numrit në rritje të pacientëve me koronavirus dhe jetëve të humbura, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i kërkon qeverisë hartimin e një strategjie të sigurt për të vënë nën kontroll përhapjen e virusit.

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

Dy janë prioritetet kryesore, mos nënvlerësimi i masave edhe më të plotë, rigoroze, më të qartë për përballimin e pandemisë, pasi mund të kthehet në një kërcënim më të madh në javët që vijnë dhe së dyti të angazhohemi të gjithë për plotësimin e kushteve për integrimin europian. Çdo tension artificial që shmang vëmendjen nga këto dy çështje, do të ishte një përgjegjësi mjaft serioze, e para kushton jetë njerëzish dhe e dyta i kushton shumë Shqipërisë për ëndrrën europiane.

Për mos t’u kthyer në një kërcënim të madh për qytetarët, kreu i shtetit nuk përjashton mundësinë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, pasi të jetë takuar me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

“Jam shumë i shokuar nga ai lajm që ka tronditur opinionin publik. Kam kërkuar informacione dhe shpresoj që kjo çështje të hetohet deri në fund dhe të ngarkohen me përgjegjësi të gjithë ata që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm dhe bëhen shkak për humbjen e jetës së tyre”.

Pas lajmit të kobshëm të vetëflijimit të nënë e bij, edhe institucioni i presidentit ka kërkuar informacion nga gjithë institucionet e përfshira në hetimin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *