Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panuçi, ka shpallur listën e lojtarëve të kombëtares që do të jenë pjesë e dy  ndeshjeve të tetorit të ekipit kombëtar.

 

Kuq e zinjtë këtë muaj fillimisht do të zhvillojnë një miqësore me Jordaninë, të mërkurën në datë 10 tetor në “Elbasan Arena”, dhe më pas takimin zyrtar eleminator me Izraelin në Ber Sheva, në datë 14 tetor.

 

Ky takim është i  vlefshëm për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve.

 

Sipas njoftimit të FSHF, në listën e teknikur kuqezi spikasin emrat e katër futbollistë që vijnë për herë të parë në skuadrën kombëtare, siç janë mbrojtësi: Egli Kaja që aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingstone, Kastriot Dermaku që luan në radhët e ekipit të Kozencës, si dhe dy sulmues, të cilët kanë marrë ftesën e trajnerit Panuçi për këto dy ndeshje. Së pari ish-sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni, I cili që nga ky sezon luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit, si dhe Giaçomo Vrioni që vjen nga Venezia.

 

Ndërkohë pritet që skuadra përfaqësuese e futbollit do të nisë seancat stërvitore ditën e hënë në kompleksin “Tropikal”, ku dhe do të grumbullohet në vigjilje të këtyre dy ndeshjeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *