Subscribe

Shorti i Uefa Champions League për fazën e grupeve ka rezervuar përballje spektakolare, duele te vjetra, nostalgji lojtaresh e trajnerësh e deri tek përplasje brenda familjes. Natyrisht ne plan te pare te gjithë janë fokusuar tek duelet big qe rezervuan goglat ne Monaco. Rasti konkret është Grupi C, i konsideruar “grupi i ferrit” ne kete faze te Championsit. Dy favorite te mëdha per fitoren finale Barcelona dhe Man City luajnë ndaj njëra-tjetrës. Nëse shtojmë këtu gjermanet e Gladbah dhe Selltikun qe ne fushën e vet është gjithnjë i vështire, me siguri qe presim emocione te mëdha nga këto përballje. Sigurisht qe vëmendja do te jete e përqendruar edhe tek kthimi i Guardioles me Man City ne Kamp Nou, stadium ne te cilin fitoi gjithçka, si lojtar e mbi te gjitha, si trajner i katalanasve. Nuk mbetet pas ne aspektin e dueleve sportive dhe emocioneve te se kaluarës edhe Grupi D me Bajernin e Munihut favorit kryesor ne Champions, Atltetico Madrid 2 here finaliste ne vitet e fundit, kampionet e Holandës Psv dhe surprizën ruse Rostov. Kampionet ne fuqi te Real Madrid, mund te jene te kënaqur qe peshkuan Dortmund, Sportingun e Lisbonës dhe Legian e Varshaves se Besnik Hasit, pavarësisht se nuk është një grup qe duhet marre kaq lehte. Juventus padiskutim duhet te jete i kënaqur qe ka gjetur nje grup me Sevillen, me te cilën ka luajtur ne Champions edhe vitin e kaluar, si dhe Lionin dhe Dinamon e Zagrebit, rivale te kalueshëm. Napoli, skuadra tjetër italiane ka qene me fat qe ka peshkuar Benfiken, Dinamon e Kiveit dhe Beshiktashin ndërsa grupi me i ekuilibruar është E-ja ku përplasen CSKA Moske, Bayer Leverkusen, Totenham dhe Monaco. Por kjo faze e grupeve ne Champions do te na dhuroje nje tjetër detaj mjaft emocionues. Vëllezërit Xhaka, pasi u përplasen ne evropian me sfidën Shqipëri-Zvicër, do te luajnë edhe ne Champions me klubet e tyre ne Grupin A, Arsenali ku luan Graniti dhe Bazeli ku luan Taulanti. Platforma Tring dhe Vizion Plus natyrisht ne cilësi maksimale HD, do t’i ofrojnë shqiptare çdo te marte dhe te mërkure, per te dytin vit radhazi, emocionet e kompeticionit me te bukur dhe me spektakolar te klubeve ne bote, Uefa Champions League, duke nisur nga data 13 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *