E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Duel pretendentësh në “San Siro”/ Inter kërkon të thyejë tabunë Real Madrid

Uefa Champions League vijon sonte në mbrëmje me 8 takimet e fundit të ndeshjeve të para në grupe.

 

Sonte është nata e duele spektakolare ku përplasen klube nga ato që kanë bërë historinë e Champions League. Reali rekordmen, luan në San Siro kundër Interit.

 

Reklamë

Një duel përsërit i edicionit të kaluar, ku “Los Blancos” fituan 2 me 0 në Milano.

 

Të dyja ekipet i kanë bërë një nisje të mirë kampionateve respektive.

 

Pavarësisht  ngecjes së fundmi 2 me 2 me Sampdorian, zikaltrit kanë treguar një formë të mirë që është garanci për të luajtur  si të barabartë me madrilenët.

 

Spanjollët e Ancelotit janë të frikshëm në fazën ofensive, por kanë një mbrojtje që fut ujë, që mund të shfrytëzohet nga Xheko, dhe Lautaro me shokë.

 

Dueli do transmetohet ekskluzivisht ne Tring sport 1/ HD ne oren 21:00.

Vazhdo të lexosh

Reklamë