E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dubai krijon “shiun artificial”, teknologjia e dronëve i jep fund thatësirës (Video)

Pas temperaturave të larta që arrijnë në 50 gradë celsius, Dubai ka krijuar “shiun artificial”.

 

Projekti është vënë në zbatim duke përdorur teknologjinë e dronëve që iu jep reve një goditje elektrike për t’i grumbulluar së bashku dhe për të prodhuar reshje. Dubai është një ndër vendet më të thata në botë dhe më këtë alternativë shkencëtarët shpresojnë të përmirësojnë situatën atmosferike.

 

Reklamë

Pamjet e publikuara nga Qendra Kombëtare e Meteorologjisë tregojnë reshje shiu në të gjithë vendin.

 

Zyrtarët thanë se reshjet janë zhvilluar nga një teknikë e njohur si “mbledhja e reve”. Ekspertët monitorojnë radarët e motit dhe lajmërojnë pilotët e avionëve se kur mund ta krijojnë shiun.

 

Dronët janë përdorur edhe në kolorado të Shteteve të Bashkuara për të shkaktuar reshje. Kjo metodë gjithashtu është vënë në funksion edhe përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit në vitin 2008.

https://www.instagram.com/p/CRdVQ8eLN5J/

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë