E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Duan të pengojnë SPAK”/ Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda vitit

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur operacionin e një ditë më parë të SPAK, ku u arrestua gjyqtarja Mimoza Margjeka dhe katër persona të tjerë. Nga Shkodra, diplomatja shprehu mbështetjen për Prokurorinë e Posaçme, ndërsa ngriti shqetësimin se persona të tretë po përpiqen që të pengojnë punën e kësaj strukture.

 

Reklamë

 

YURI KIM

Reklamë

AMBASADORE E SHBA NE TIRANE

Mendoj se është një gjë e mirë dhe mendoj që SPAK-u të jetë plotësisht funksional. Kemi parë që disa po përpiqen që t’i pengojnë në punën e tyre dhe madje të intimidojnë gjykatësit e prokurorët. Po ka ardhur koha që tu qëndrojmë fort këtyre personave që po përpiqen t’i bullizojnë.

 

Kryediplomatja amerikane nuk i shpëtoi interesit të gazetarëve lidhur me mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ku lëshoi një mesazh të qartë.

 

Është një pyetje shumë e mirë. Sikurse keni qenë në dijeni, Shqipëria ka qenë pa një Gjykatë Kushtetuese për një kohë të gjatë dhe kjo nuk është një situatë e pranueshme për një vend që është anëtar i NATO dhe qe aspiron të anëtarësohet në BE. Siç e kam thënë dhe më parë opinioni i dhënë nga Komisioni i Venecias ofron një mundësi për të bërë përpara. Kemi qenë të kënaqur gjithashtu që dhe kryeparlamentari Ruçi ka rënë dakord që deri në fund të vitit duhet të ngrihet Gjykata Kushtetuese.

 

Sa i takon kodit të ri elektoral dhe zgjedhjeve të 25 prillit, Kim kërkoi nga udhëheqësit politikë që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bashkëpunojnë.

 

Mendoj që përfundimisht është përgjegjësi e udhëheqësve politik të Shqipërisë dhe jo ambasadores amerikane. Unë do të luaj një rol ne mbështetjen e këtyre përpjekjeve, por ku është një vend sovran dhe zyrtarët e zgjedhur kanë një përgjegjësi që nuk mund t’i largohen. Mendoj që është një lajm shumë i mirë që palët politike si ata që janë në kuvend dhe ata jashtë të mblidhen së bashku për të diskutuar për çështjet që mund të bien dakord. Jam e sigurt që do të zhvillohen debate të shëndetshme dhe gjithashtu entuziazmues. Por jam po aq e sigurt që në fund do të mund të arrijnë një kompromis për popullin shqiptar.

 

Ambasadorja e Shteteve te Bashkuara përsëriti se krerët e partive politike duhet të bëjnë kujdes me përzgjedhjen e kandidatëve .

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë