Subscribe

Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu deklaroi pas séances se radhes per gerdecin se procesi ndaj tij po tentohet te mbyllet me shpejtesi.Ai tha se te gjitha deshmite nuk kane provuar asnje pretendim te prokurorise se posacme

“U tha se ishte salduar një karrocë. I kërkuam prokurorisë që të na thotë se ku është përgjegjësia e ministrit në kuadër të shpërdorimit të detyrës. Nëse nuk hyhet në thelb të së vërtetës, mendoj se është një proces që të kalohet te procesi i radhës. Sikur duan që të mbarojë seanca shpejt. Se çfarë ka ndodhur në Gërdec, njerëzit e dinë, se çfarë ka bërë ministri, atë duhet të faktojnë”, tha Mediu.

Ish ministri këmbënguli që ish- shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, të merret në pyetje me videokonferencë nga shtetet e bashkuara ku edhe ndodhet prej 4 janarit të vitit 2012.

“Kam rezerva sepse duket qartësisht se ata që janë dëshmitarë që janë marrë me zbatimin e urdhrave, nuk kanë pranuar të përgjigjen. Unë mendoj se Shefi i shtabit, duhet të hedhë dritë mbi të vërtetën duke iu përgjigjur disa pyetjeve. Nuk është aq e vështirë të gjendet adresa e një personi që jeton në SHBA. Ose të bëhet një videokonferencë për t’u ballafaquar”, tha Mediu.

Organi i akuzws thotw se marrja e dwshmisw sw ish shefit te shtabit është e pamundur pasi nuk ka një adresë të saktë të vendndodhjes së Luan Hoxhës. Për këtë të fundit, u vendos që të lexohen deklarimet e procesit të parë të Gërdecit të dhëna më 17 shkurt 2009.

Ndërkaq, në gjykatë ende nuk është paraqitur edhe një dëshmitare kyç e procesit, ish – sekretarja e ministrisë së Drejtësisë, Anjola Agolli, e cila sipas prokurorëve ka dërguar faxin me mbishkrimin “Për Shkëlzen Berishën”.

Sipas komunikimeve që policia ka patur me familjarët e saj, ata kane komnfimuar se Anjola Agolli nuk ndodhet në Shqipëri. por nga verifikimet e bëra nga Prokuroria në sistemin TIMS ajo rezulton brenda territorit shqiptar./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *