Pas akuzave që kreu i PD, Lulzim Basha hodhi ndaj qeverisë për inceneratorët, reagoi kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në “Tëitter”, Rama tha se Basha po gënjen shqiptarët. Ai u shpreh i prerë se pastrimi i Shqipërisë nga plehrat do të vijojë. Kurse opozitën e akuzoi se po kërkon të rrënojë vendin.

 

“Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd! Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur,e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier,për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishêrojnë! Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do rë kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare!”

 

Lulzim Basha tha sot se qeveria ka dhënë miliona lekë për një kompani guackë që ka fituar tenderin e inceneratorëve, pa garë. Ai kërkoi nga SPAK që të vihet në lëvizje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *