Shqipëria shënon sot një tjetër sukses në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Vendi ynë mbajti konferencën e tretë ndërqeveritare në Bruksel, ku u hapen zyrtarisht negociatat për klasterin 6 ‘Marrëdhëniet me Jashtë’.
Lexo edhe :
Related Posts
Delegacioni shqiptar kryesohet nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili zhvilloi një konferencë të përbashkët me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.
Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se një Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar. Ndërsa nuk fshehu as ambicien e tij për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027.
Rama: Gati dy muaj pas hapjes së negociatave, me këtë shpejtësi që duket e pandalshme, mund të them që të gjitha këto që po ndodhin janë falë presidencës hungareze dhe energjisë të pabesueshme hungareze të minsitrit të Jashtëm, për ta bërë sa më të qartë këtë ambicie për mbështetjen e zgjerimit të BE dhe të sjellë BP më afër BE. Së dyti e di që e gjitha kjo nuk kishte si të ndodhte pa mbështetjen e plotë të shteteve anëtare. Sot kemi një pamje të plotësuar dhe më të qartë për punën që është bërë dhe gjithashtu e dimë që kemi shumë punë përpara.
Falenderime të veçanta për skuadrën e Komisionit Evropian, e cila na tregon dhe na mëson se si të mbijetojmë me një buzëqeshje të madhe ndaj përqasjes së Bashkimit Evropian. Për ne është e qartë, jemi të ndërgjegjshëm që Evropa nuk është e bashkuar vetëm nga gjerografia, por vlera, demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. Nuk ka dyshim në mendjen tonë se një Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar dhe do të jetë më e sigurt. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret. Ne duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027./vizionplus.tv






