Në emër të vendit të tij, ambasadori i Ukrainës i kërkon Shqipërisë ta ndihmojë atë me lendë djegëe, shumë të domosdoshme për situatën ku ndodhet Ukraina, pas sulmit të Rusisë ndaj fqinjit të tij.

 

“VOLODYMYR SHKUROV

AMBASADOR I UKRAINES NE SHQIPERI

Kemi bërë një kërkesë edhe Shqipërisë për benzine dhe lëndë të tjera djegëse. Aktualisht mbështetjen zyrtare ndaj Ukrainës kanë shprehur Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, ministrja e jashtme, populli shqiptar në përgjithësi shpreh mbështetjen ndaj Ukrainës. Ne nuk do ta dorëzojmë pavarësinë dhe sovranitetin tonë. Do ta mbrojmë Atdheun tonë me të gjithë mënyrat.”

 

Në deklaratën e tij për mediat, Volodymyr Shkurov i bëri të njëjtin apel që drejtuesit e lartë të Ukrainës po bëjnë për sanksione ndaj Rusisë dhe për armatime për të përballuar agresion rus.

 

“VOLODYMYR SHKUROV

AMBASADOR I UKRAINES NE SHQIPERI

Aktualisht në po bëjmë thirrje për sanksione të rrepta. Dhe diskutime direkte nga të gjitha organizata me ndikim ndaj agresorit rus. Kemi bërë një kërkesë për armatime.”

 

Ambasadori ukrainas në vendin tonë tha se është në pritje të kërkesave të bëra pasi ato janë derguar pak orë pasi pasi Rusia sulmoi Ukrainën, ndërkohë për ndihmat e kërkuara më herët janë në proces përmbushje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *