Kryeministri Edi Rama në komunikimin me qytetarët për paketën e zgjeruar i është përgjigjur kërkesës së një shtetaseje, e cila qëndron e bllokuar jashtë vendit dhe dëshiron rikthimin në atdhe.

Rama e konsideron të pamundur kthimin në Shqipëri në këtë kohë pandemie, pavarësisht dëshirës që ata të riatdhesohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai i drejtohet qytetares që ankohet se nuk mund të kthehet në “transportuese bombash”.

“Ajo që dua unë është që kjo gjë të mbarojë tani që flasim dhe ti të vishë sot dhe jo nesër në Shqipëri. Po pse dashkam unë që ti të mos vish në Shqipëri e të marr më shumë mallkime e gjëra. Këto shkaktojnë më shumë dhimbje koke tek unë se sa tek të gjithë ju bashkë. T’i do rrish atje dhe kur të hapet rruga do të ndjekësh si gjithë të tjerët procedurën, nuk mund të kthehesh në një transportuese bombash dhe pastaj këtu të bëhet hataja. Kjo nuk do të ndodhë. Më ofendo, më mallko, por shqiptarët nuk do të qajnë mijëra të vdekur”, u shpreh Kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *