Një mama e dy fëmijëve u sulmua pse pranoi publikisht në një emission televiziv varësinë e saj ndaj seksit. Në shfaqjen britanike, Trejsi Kiss deklaroi se mund të bëjë deri në 11 herë seks në ditë, ndërsa shoi kureshtjen edhe për masturbimin.

 

“Kur bëhet fjalë për masturbimin, e bëj të paktën dy herë në ditë, ndonjëherë tre. Unë punoj nga shtëpia kështu që i kam kushtet që të bëj një pushim.”

 

Por dëshira e saj e lartë për seks iu shndërrua në një pengesë në lidhjen që kishte.

 

“I dashuri im mundi të më duronte për vetëm pesë muaj”, tregoi Trejsi Kiss.

 

Komentet negative për të në rrjetet sociale ishin në masë.

 

“kjo grua thotë në televizion se i pëlqen të kalojë orgazma dhe mund të bëjë seks 11 herë në ditë, tani i dashuri im do të presë të njëjtën gjë prej meje”, u shpreh një komentues.

 

Por Trejsi shpreson që ndarja e historisë së saj do të ndihmojë në uljen e paragjykimeve për gratë që flasin për jetën e tyre seksuale.

 

Ylli i Instagramit, që ka 732,000 ndjekës, shtoi: “Ne duhet të hapim diskutime, të dimë se si dhe ku të marrim ndihmë. Të jemi të aftë për të komunikuar për shqetësimet tona me profesionistët e shëndetit, miqtë, familjen dhe jo t’i vuajmë në heshtje. Dalja ime televizive, ku bëra publike historinë time, më ndihmoi të gjeja një të dashur që mund ta përballojë epshin tim.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *