Dua Lipa ka bërë një urim special në përvjetorin e 50-të të babait të saj.

 

Përveç festës madhështore që këngëtarja dhe familja e saj organizuan për të duket se Dua ka zgjedhur sërish një dedikim special për ta emocionuar të atin e saj.

 

‘Urime babi 50-të vjetori. 50-shi kurrë s’është dukur kaq bukur, edhe me një paruke ngjyrë rozë. Faleminderit që gjithmonë ke qenë aty për ne, që ke qenë vetëm një telefonatë larg, që ke ardhur të më shohësh me nënën kur unë kam qenë në turne e që më ke dhënë përkëdhelje kur kam qenë e mërzitur për shtëpinë. Ti je dritë në jetën tonë e nuk ka fjalë mjaftueshëm për të të treguar se sa shumë të duam”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *