Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, po shijon për momentin suksesin e këngës së saj të re, ‘Don’t start noë’. Pas kthimit të saj nga MTV Europe Music Aëards ajo është ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kiss FM, ku ka folur për suksesin e këngës së re dhe jo vetëm.

Moderatorja e programit e pyeti nëse i kujtohet takimi i parë dhe ajo ka përmendur një episod jo të këndshëm nga takimi i parë, i cili nuk ka qenë siç e ëndërron çdo vajzë.

“Në takimin e parë, ai më çoi në një party dhe më pas shkuam në zonën ku tymosej. Aty pashë që po puthte një vajzë tjetër”, tregoi Dua pa përmendur emra.

“Kur e pashë thashë: Vërtet po ndodh kjo? Mendova ‘Ok’, po marr xhaketën dhe po iki”, është shprehur artistja e cila tani e kujton duke qeshur, por kur ndodhi u ndje vërtet e mërzitur.

Megjithatë, vitet kaluan dhe Dua u shndërrua në një yll të muzikës, e adhuruar nga çdo mashkull. Tani ajo është në krah të modelit Anwar Hadid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *