Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa mban koncertin e pare te saj ne vendin e origjinës, ne Kosove, paratë e te cilit do te shkojnë per bamirësi. Ky eveniment do te zhvillohet ne parkun e Germit ne Prishtinë te martën. Ajo është pritur nga kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të cilin e ka falënderuar për ftesën dhe pritjen që i ka rezervuar. Duke folur për mediat ylli i muzikës është shprehur shumë e lumtur, ndërsa e ka cilësuar si një nga koncertet më emocionues të karrierës së saj. Nga ana tjetër kryebashkiaku Ahmeti, ka falenderuar Lipan për këtë dhuratë qe i ka bërë bashkëkombësve të saj. Këngëtarja me origjine nga Kosova është pritur edhe nga kryeministri Mustafa. Pas Prishtinës, Dua Lipa mban nje koncert ne sheshin “Nene Tereza” ne Tiranë, me mbështetjen edhe te Bashkisë. 19-vjeçarja është bëre e njohur ne arenën ndërkombëtare qe me këngët e saj te para mes te cilave dhe “New love” e “Be the one” dhe “Last dance”. Ajo vlerësohet gjerësisht nga ekspertet dhe mediat ndërkombëtare per zërin, por dhe performancat e saj publike.