E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Dua Lipa fiton çmimin “Grammy” për albumin më të mirë pop

Ceremonia Grammy këtë vit është zhvilluar ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit. Për herë të parë, performancat e artistëve ishin të regjistruara më parë, ndërsa publiku ishte vendosur në mënyrë që të respektonte distancën fizike.

 

Megjithatë, artistët më të mirë u vlerësuan për punën e tyre gjatë pandemisë. Ajo që theu rekordin ishte ikona Beyonce, e cila fitoi katër çmime Grammys, duke mbledhur në total 28 trofe të tillë.

 

Reklamë

Çmimi që e vendosi yllin e muzikës në krye ishte për performancën më të mirë të R&B për “Black Parade”, një këngë që tërhoqi vemendjen e publikut  me tekstin për historinë e personave me ngjyrë.

 

Por edhe Taylor Sëift, si çdo here tjeter në këtë ceremoni prestigjoze hyri në histori duke u bërë artistja e parë grua që ka fituar çmimin për albumin më të mirë për tri vite rradhazi. Ajo u nderua për albumin e publikuar gjatë pandemisë “Folklor”.

 

Edhe artistja shqiptare, Dua Lipa arriti te rrembente trofeun  për albumin më të mirë POP me “Future Nostalgia”.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë