Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është ngjitur në skenën e koncertit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Dua Lipa ka elektrizuar sheshin “Skënderbej”, ku kanë shkuar mijëra qytetarë për të festuar nën tingujt e muzikës Ditën e Flamurit Kombëtar.

 

Duke sfiduar temperaturat e ulëta, qytetarët janë mbledhur për të dëgjuar muzikë live. Ata kanë kënduar në kor së bashku me Duan këngët e kësaj të fundit.

 

Ndërkohë, kujtojmë se koncerti u hap nga Elvana Gjata me këngën “Kuq e zi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *