Keto pamje shokuese mbërrijnë nga nje banke ne Kine. Tete punonjës te saj ndëshkohen me shkop druri per shkak te performances se dobët, gjate nje trajnimi te organizuar prej bankes. Videoja e filmuar nga nje tjeter punonjës eshte shfaqur fillimisht ne Weibo, versionin kinez te Twitterit dhe ka ngjallur zemërim ne mbare boten, per mënyrën sesi trajtohen punonjësit.
Ndëshkimi me rrahje ka ardhur nga trajnuesi i stafit te nje banke bujqësore ne provincën Shanxi te Kines. Ndonëse ne video nuk shfaqet, mediat raportojne se pjese e ndëshkimit ishte edhe prerja e flokëve.
Trajnimit i ishin nënshtruar me shume se 200 punonjës, por ishin ndëshkuar vetem ata qe kishin marre piket me te ulëta. Personi qe ka goditur pjesëtaret e stafit ka kërkuar falje, por ka thene se rrahja ishte nje model trajnimi, te cilin e kishte praktikuar prej vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *