Subscribe

Droni edukues është teknologjia më e re e policisë rrugore, pajisje e cila identifikon dhe ndëshkon të gjithë shkelësit e qarkullimit. Ky dron, i cili tashmë monitoron rrugët e Tiranës, është i dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë e duhur.

 

Pajisja i shtohet flotës së automjeteve të policisë, që ndër të tjera është përforcuar me makina inteligjente dhe radarë automatikë. Ato kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

 

Të dhënat e policisë tregojnë se për një javë, në të gjitha akset e vendit, janë pezulluar mbi 680 leje drejtimi kryesisht për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Janë vendosur 1610 masa administrative, ndërsa janë zbuluar dhe ndëshkuar 22 drejtues mjetesh, për gara shpejtësie. Këta të fundit konsiderohen mjaft të rrezikshëm për jetën e qytetarëve.

 

Një tjetër shqetësim që ngrihet nga policia, është fakti se shumë qytetarë janë kapur në shkelje të dyfishtë, përpos shpejtësisë ata ishin ose në përdorim të celularit, ose pa rrip sigurimi.

 

Për shkak të sezonit veror, policia shprehet se akset nga Morina deri në Sarandë janë nën monitorim të rreptë gjatë gjithë kohës, për të parandaluar aksidentet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *