E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dronët ukrainas bien mbi rajonet e Kursk dhe Belgorod, gjashtë civilë të plagosur

Sulmet në Ukrainë shkaktuan zjarr gjatë natës në një fabrikë të pajisjeve elektrike dhe plagosën të paktën gjashtë persona, thanë sot zyrtarët lokalë.

Asnjë punëtor nuk u lëndua në sulmin me dron në një fabrikë në qytetin Korenevo, Rajoni i Kurskut.

Reklamë

Por një person u plagos kur një dron ukrainas hodhi një mjet shpërthyes në një zonë banimi në rajon, tha guvernatori i përkohshëm Alexei Smirnov.

Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar ende mbi sulmet, të cilat Reuters nuk ishte në gjendje t’i konfirmonte në mënyrë të pavarur.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan 13 dronë ukrainas gjatë natës, duke përfshirë një mbi rajonin Kursk.

Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit kufitar Belgorod, tha se katër persona u plagosën nga bombardimet ukrainase.

Në rajonin e Voronezh, një person u plagos në një sulm me dron, sipas guvernatorit lokal Alexander Gushev.

Ndërkohë gazeta ruse Kommersant raportoi sot se autoritetet po shqyrtojnë evakuimin e banorëve të 14 fshatrave në rajonin e Belgorodit që janë shumë afër kufirit me Ukrainën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë