Policia italiane ka vënë në pranga 13 persona, të cilët akuzohen se janë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Nga 13 të arrestuarit, vetëm 10 prej tyre janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, 2 në “arrest shtëpie” dhe 1 me detyrim paraqitje.

Të arrestuarit akuzohen për trafik droge, të rënduar nga përdorimi i armëve, zhvatje dhe pastrim parash.

Hetimi lindi nga një sulm me armë, i kryer nga rivalët, në tetor 2020. Nuk u raportua për të lënduar apo të vdekur dhe ngjarja mbeti në heshtje. Karabinierët e komandës Latina kuptuan se një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontines, duke kapur gjithashtu disa ngarkesa droge që mbërrinin në Fondi.

Organizata posedonte dhe shiste sasi të mëdha hashashi, marihuane dhe kokaine. Droga që vinte nga Shqipëria ishte gati për t’u shitur në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina, një treg veçanërisht i lulëzuar sipas hetuesve./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *