E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Drogë në stanin e bagëtive, kapen 207 kg kanabis

Një sasi prej 207 kg u sekuestrua nga policia e Tiranës në një stan për bagëtitë në afërsi të Krujës. Droga u gjet në disa thasë dhe fuçi plastike. Për sasinë e lëndës narkotike, policia arrestoi Mehmet Hoxhën, 67 vjeç, banues në Krujë. Burime pranë uniformave blu thanë se për rastin janë vënë në hetim edhe të afërmit e tij, pas dyshimeve se janë të përfshirë në kultivimin e narkotikëve. Prej disa kohësh, policia ka nisur një aksion antikanabis për parandalimin kultivimit te bimëve narkotike.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë