E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Drogë në makinën e kryebashkiakes së PS/ PD: Gjithçka nën drejtimin e Edi Ramës

Brenda makinës së kryetares së Bashkisë së Roskovecit këtë të shtunë u gjet drogë.

Sipas disa mediave, makinën e Majlinda Bufit e kishte nipi i saj, i cili u kap me drogë. Për këtë rast reagoi edhe Partia Demokratike.

Reklamë

Enkelejd Alibeaj kërkoi llogari nga kryebashkiakja dhe nga kryeministri Edi Rama.

Në “Facebook”, ai akuzoi se gjithçka bëhet me lejen e Ramës. Akuza Alibeaj hedh edhe për policinë që sipas tij, e fsheh ngjarjen.

“Nën drejtimin e Edi Ramës, drogën mund ta bësh me makinën e Ministrit të Brendshëm, por mund ta bësh edhe me makinën e kryetarit të Bashkisë. Mjafton të kesh garancitë e Edi Ramës se nuk do të shkarkohesh dhe droga derdhet lumë me makinat e  shtetit. Çfarë po bën Majlinda Bufi? Kryebashkiakja ilegjitime e Bashkisë së Roskovecit akoma nuk e ka dënuar aktin e trafikut të drogës me makinën e saj nga nipi i saj. Kryebashkiakja ilegjitime e Edi Ramës nuk mohon dot atë që ka dalë në pazarin e Roskovecit me kohë. Ajo përdoret dhe u shërben disa trafikantëve të drogës, njësoj si shefi i saj në Tiranë dhe si shumë homologë në bashki të tjera të vendit.  Çfarë bën policia në këtë rast? A e ka marrë në pyetje kryebashkiaken për trafikun e drogës nga nipi i saj me makinën e saj? Ajo që dimë deri tani, është se policia as që e ka bërë publik faktin, siç nxiton për raste të tjera, kur pushteti i Edi Ramës nuk implikohet drejtpërsëdrejti. Çfarë bën kryeministri? A e shkarkoi ai kryebashkiaken e Roskovecit?”

Në fund, demokrati nënvizoi se nga Edi Rama nuk mund të presësh që të shkarkojë kryebashkiaken sepse diçka të tillë nuk e ka bërë as më parë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë