Video · Kronikë
Drogë në këmbim të armëve, arrestohen katër kuksianët
Katër persona u arrestuan nga policia e Kukesit, pasi u kapën me drogë, armë dhe municione luftarake.
Hetimet zbuluan se të arrestuarit do të këmbenin një sasi lënde narkotike, me armatim dhe fisheke.
Ata u arrestuan në vendin e quajtur “Qafë-Shllak”, teksa lëviznin me dy automjete.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në makinat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 automatike si dhe rreth 900 fishekë.




