E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Drogë në gomonen e djegur

Rreth 224 kg kanabis sativa u gjeten pranë gomones se djegur ne gjirin e Grames ne Karaburun një dite me pare. Policia e Vlorës beri te ditur se për t’i shpëtuar forcave detare, trafikantët i vunë flakën mjetit lundrues bashkë me kanabisin që ndodhej në të. Me pas ata janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa kanë fshehur në pyll sasinë e mbetur te hashashit. Policia dyshon se skafistet janë italiane, pasi gomonia me të cilën ata udhëtonin rezulton e regjistruar në shtetin fqinj. Gomonia 12 metra e gjatë me dy motorë te fuqishëm po transportonte droge dhe ishte ndjekur nga policia kufitare, derisa ajo u braktis dhe u dogj ne Karaburun.

Vazhdo të lexosh

Reklamë